Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqiptarë në Londër (Emrat)

Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqiptarë në Londër (Emrat)

Tre shqiptarë janë dënuar pas një hetimi nga Shërbimi i Policisë Metropolitane. Ata akuzohen si anëtarë të rrjetit të kontrabandës së njerëzve me bazë në Londër, të cilët morën 11,000 paund për të dërguar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Grupi u arrestua më 18 qershor 2025. Toni Liko dhe Klement Gjika u dënuan secili me nga 5 vite e 8 muaj burg, ndërsa Stelian Bodnariu me 3 vite e 4 muaj. Gjatë hetimeve, oficerët zbuluan se stacionet e karburantit në të gjithë autostradën M25 dhe më gjerë po përdoreshin për të transportuar emigrantë që po kontrabandoheshin në Mbretërinë e Bashkuar përmes automjeteve të rënda. Nga pamjet e kamerave të sigurisë mësohet se ata më pas u transferuan në automjete të tjera përpara se të transportoheshin...