Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Prrenjas, 48 orë tmerr për drejtuesit e mjeteve
Në disa kilometra të saj rruga ka qenë tërësisht e bllokuar duke bërë që me orë të tëra mijëra njerëz të qëndronin në trafik në temperatura që këtë fillim janari kanë shënuar nën zero. Por ky nuk është trafiku i thjesht një jave festash, ky është normaliteti i çdo fundjave dhe në ritem pak më të ulët, i çdo dite. Por cilat janë shkaqet e kësaj situate? Në aksin nacional Elbasan-Qafë Thanë në ditë të zakonshme lëvizin rreth 15 mijë mjete. Në fundjavë kjo lëvizje dyfishohet, e shumë më tepër është në festa apo periudhë vere. Ky aks është e vetmja rrugë që lidh juglindjen e vendit me kryeqytetin, portin e Durrësit dhe aeroportin e Rinasit. E anasjelltas e vetmja rrugë që lidh pjesën tjetër...
Burimi:
top-channel.tv