Trafik droge nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, lënda narkotike ishte fshehur në gomën e furgonit, dy të arrestuar

Trafik droge nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, lënda narkotike ishte fshehur në gomën e furgonit, dy të arrestuar

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”, duke goditur një rast të trafikimit të lëndës narkotike heroinë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë. Operacioni u zhvillua nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas hetimeve me metoda speciale. Gjatë kontrollit të një furgoni në aksin rrugor Bulqizë–Librazhd, policia gjeti 1 kilogram heroinë të fshehur në gomën e pasme të automjetit, në një çantë shpine. Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan edhe shuma parash në lekë, euro dhe dinarë, si dhe 2 celularë dhe automjeti tip “Fiat”. Në pranga ranë dy shtetas, një 32-vjeçar nga Struga e Maqedonisë së Veriut dhe një 45-vjeçar nga Durrësi, të dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike...