“Toyota Yaris”! U dënua me 4 vite burg, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Aurel Zarka
Aurel Zarka TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka. Trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Natasha Mulaj, relatorja Mimoza Tasi dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, në përfundim të gjykimit, vendosi në mënyrë unanime ndryshimin e vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Aurel Zarka. Ish-prokurori Aurel Zarka u deklarua fajtor më 20 maj të 2024 për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm të kryer në bashkëpunim dhe u dënua me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Sipas SPAK-ut, prokurori Zarka dhe personat e tjerë...
Burimi:
zeri.ai