Tjetër zjarr në vend/ Flakët përfshijnë zonën e Koxhasit, në Fushë të Shijakut
Një zjarr, i favorizuar nga era, ka rënë në Koxhas, Fushë të Shijakut. Reja e tymit është përhapur në një rreze të gjerë dhe mbi autostradën Durrës-Tiranë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit e Shijakut dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Paraprakisht mësohet se u është vënë zjarri disa mbeturinave, por flakët janë përhapur më tej në zonë.
Burimi:
sot.com.al