Tjetër vatër zjarri në Lezhë, flakët përfshijnë sipërfaqe me shkurre në fshatin Pllanë
Një tjetër zjarr është regjistruar këtë të shtunë në territorin e Lezhës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Pllanë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonës së banuar. Aktualisht, operacioni vijon në terren, ndërsa pritet që situata të vihet nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Burimi:
sot.com.al