Tjetër artikull alarmant nga media ndërkombëtare: Diella kërcënon demokracinë e integrimin e Shqipërisë
“Ndërsa prania parlamentare e Diellës shtohet me njoftimin e lindjes së fëmijëve të saj, Rama rrezikon të krijojë një entitet politik të pakontrolluar” Një artikull i publikuar nga revista e Brown University, një nga universitetet më prestigjioze në SHBA, ngre shqetësime serioze mbi emërimin e Diellës, si “ministre e Inteligjencës Artificiale” në Shqipëri. Sipas artikullit, Diella, e krijuar fillimisht për të menaxhuar platformën e-Albania, është promovuar nga qeveria e Rama si një mjet “i pakorruptueshëm” për të luftuar korrupsionin në prokurimet publike dhe për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Megjithatë, artikulli thekson se pas kësaj nisme qëndrojnë probleme serioze demokratike dhe institucionale. Artikulli vë në dukje mungesën e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies, pasi Diella nuk është një entitet i zgjedhur, nuk...
Burimi:
sot.com.al