Tiranë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro, zbulohen emrat

Tiranë/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro, zbulohen emrat

Dy pasuri pasuri me vlerë 200 mijë euro, në pronësi të shtetasve Pajtim Braçaj dhe Gjino (Shkëlqim) LLeshaj, janë sekuestruar në kuadër të operacionit të koduar “Burimi”. Për këtë operacion, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e një apartementi në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël. 63-vjeçari Braçaj është dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa 44-vjeçari LLeshaj është i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike. Njoftimi Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”. Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës,...