Tirana ndizet nga protestat, Edi dhe Linda Rama fluturojnë me charterin luksoz drejt Turqisë
Tirana ndizet nga protestat, Edi dhe Linda Rama fluturojnë me charterin luksoz drejt Turqisë Ndërsa në Tiranë ka protesta masive kundër korrupsionit dhe pabarazisë, kryeministri u shfaq në Ankara duke zbritur nga një avion privat, ndër më të shtrenjtit në qarkullim Teksa protestat kundër qeverisë kanë hyrë në javën e gjashtë, me mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës duke e akuzuar për korrupsion, kapje të shtetit dhe rritje të pabarazisë sociale, kryeministri shqiptar mbërriti këtë të martë në Ankara me një avion privat të kompanisë ndërkombëtare VistaJet, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Pamjet e publikuara nga agjencia turke Anadolu e tregojnë Ramën teksa zbret nga avioni privat në aeroportin Esenboğa, ku u prit nga ministri turk i Tregtisë, Ömer...
Burimi:
sot.com.al