Thirrja nga Imzot Arjan Dodaj: Ata që kanë monopoliin e tregut do të japin llogari para Zotit
Besimtarët katolikë morën pjesë në Udhën e Kryqit, një aktivitet fetar që zhvillohet pranë Kishës së Laçit. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkev i Dioqezës Tiranë-Durrës, përpos mesazheve për këtë aktivitet, tha edhe se çmimet rriten në mënyë abuzime nga ata që kanë monopolin e produkteve. ”Ata që po manipulojmë sot duhet të kuptojnë se janë para Zotit dhe do të japin llogari para Tij”,-tha Dodaj. Ai u ndal edhe te situata e vështirë që po kalon vendi, duke theksuar fenomenin e shpopullimit masiv për shkak të humbjes së shpresës. Ai u shpreh se fjalët dhe faktet nuk po prekin më askënd dhe se e vetmja shpresë mbetet te Zoti.
Burimi:
kohajone.com