Theu masën e arrestit shtëpiak dhe dhunoi një mjek, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë (EMRI-VIDEO)
momenti i arrestimit TIRANË- Një 28-vjeçar, është arrestuar nga policia, pasi kishte thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe dhunoi një mjek. Arrestimi i tij u bë i mundur pas kallëzimit të një shtetasi për dhunën ndaj mjekut për shkak të detyrës. Në kuadër të operacionit "Eksponenti" u ndalua Elton Halili, i cili rezulton autor i disa veprave penale. Blutë bëjnë me dije se, Elton Halili është autori i dyshuar i 3 vjedhjeve dhe i një kanosjeje, të kryera gjatë muajit shkurt. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Eksponenti”, për kapjen e autorit të dyshuar të 7 rasteve të veprimtarive kriminale. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe dhunoi një mjek, për shkak të detyrës, ndalohet 28-vjeçari në kërkim. Ky shtetas, gjithashtu autor i dyshuar i...
Burimi:
zeri.ai