Theu masën e arrestit në shtëpi dhe përndoqi ish-bashkëjetuesen, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë
Policia e Lezhës ka arrestuar një 39-vjeçar, A. A., i cili ndodhej nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për përndjekje ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Ai akuzohet se ka vazhduar të përndiqte të njëjtën shtetase, ndonëse ishte i pajisur me një urdhër mbrojtjeje ndaj tij. I arrestuar në ambientet e një lokali, 39-vjeçari u kap pas një kallëzimi të bërë nga ish-bashkëjetuesja, e cila kishte raportuar përndjekjen e vazhdueshme. Kjo ndihmoi që të organizohej një operacion i shpejtë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe specialistët e Seksionit të Mbështetjes Operacionale. Gjatë arrestimit, në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një shufër hekuri, si dhe celulari dhe automjeti i tij, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetimin e mëtejshëm....
Burimi:
top-channel.tv