Theu dy herë masën e arrestit dhe përndoqi ish-shefen e tij, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

Theu dy herë masën e arrestit dhe përndoqi ish-shefen e tij, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dërguar në burg në qytetin Cento të Italisë, pasi dyshohet se ka kryer një seri aktesh të dhunshme ndaj ish-punëdhënëses së tij. Sipas Corriere arrestimi erdhi pasi ai theu dy herë masën e arrestit shtëpiak brenda 24 orëve. Sipas hetimeve të policisë italiane, ngjarja kishte nisur që në muajin gusht të vitit të kaluar, kur 43-vjeçari dyshohet se hodhi një shishe molotov drejt makinës së pronares së kompanisë që e kishte larguar nga puna. Për shkak të shkeljeve të përsëritura të masës së sigurisë, gjykata vendosi rëndimin e masës së sigurisë. Me urdhër të gjyqtarit të Gjykata e Bolonjës, mëngjesin e së shtunës, 7 mars, karabinierët e Cento e arrestuan dhe e transferuan në burgun e Via Arginone Prison....