“The Times”: Shqipëria, mes 11 vendeve më të mira evropiane për ecje në natyrë
Mediat e huaja nuk e rekomandojnë Shqipërinë vetëm për turizmin detar, por edhe për të gjithë pasionuarit e natyrës dhe të aventurave. Në një artikull të të përditshmes britanike “The Times”, ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë 11 destinacionet më të mira për pushime, nga shëtitjet përgjatë bregdetit italian të Amalfit, deri te eksplorimi i ishujve grekë, rajoneve malore të Shqipërisë dhe aventurat nëpër fjordet norvegjeze. Për turistët që kërkojnë pushime aktive, Evropa mbetet një hartë e hapur për t’u eksploruar. Në listën e “Times” spikat edhe Valbona, një nga destinacionet më mbresëlënëse të Evropës për ecje malore. Shkëmbinjtë e zhveshur gëlqerorë dhe faqet e thepisura të maleve në Valbonë të kujtojnë peizazhet e Dolomiteve italiane. Por, ndryshe nga Evropa Perëndimore, këtu natyra mbetet e paprekur dhe...
Burimi:
ntv.al