“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të konsoliduara të Mesdheut

“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të konsoliduara të Mesdheut

Ndërsa kërkesa për resortet e njohura po rritet, disa destinacione mesdhetare janë krahasimisht më të përballueshme, shkruan Sarah Turner në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”. Sipas operatorëve turistikë, është regjistruar një rritje e madhe e kërkesës për pushime në Mesdhe si Itali, Spanjë dhe Greqi. Pushuesit po rikthehen në destinacionet e njohura, duke preferuar resortet e frekuentuara më parë – ku e dinë se çfarë i pret. Si bonus, këtë verë në Greqi nuk do të ketë vonesa nga sistemi i ri i kontrollit të hyrje-daljeve (EES). Megjithatë, nëse shkoni pak më në lindje, kërkesa është dukshëm më e ulët. Këtë vit, parashikohet të ketë oferta më të mira në Mesdhe, qoftë në Shqipëri – që po fillon të konsolidohet...