The Sun nuk i ndahet “Babales”: Ia mbyllëm adresat në TikTok, hapi tjetër, vazhdon të sfidojë autoritetet e burgut

The Sun nuk i ndahet “Babales”: Ia mbyllëm adresat në TikTok, hapi tjetër, vazhdon të sfidojë autoritetet e burgut

Gazeta britanike “The Sun” nuk i ndahet 33-vjeçarit shqiptar, Eugert Merizaj, i njohur ndryshe si ‘Babale’. Në një shkrim dedikuar shqiptarit, The Sun shkruan ‘Një i dënuar për vrasje vazhdon të transmetojë drejtpërdrejt nga burgu në Britaninë e Madhe, duke sfiduar hapur masat e sigurisë, pavarësisht se autoritetet dhe platforma TikTok kishin premtuar ndërhyrje të menjëhershme’. Sipas gazetës britanike, 33-vjeçari ka përfituar rreth 20 mijë paund nga transmetimet “TikTok Live”, duke përdorur telefona të kontrabanduar brenda burgut HMP Manchester. Ministria britanike e Drejtësisë dhe TikTok deklaruan se llogaritë e tij ishin mbyllur pasi rasti u ekspozua publikisht. Por Merizaj u rikthye brenda pak orësh, duke hapur një llogari të re, këtë herë të kamufluar si profil lojërash. Madje, ai u bëri thirrje ndjekësve në Instagram...