The New York Times: Balluku u kthye në ‘dhimbje koke’ për Ramën, krijuesit e Diellës nën akuzë për korrupsion!
Nga Lara Jakes, THE NEW YORK TIMES E veshur me rroba tradicionale dhe me një buzëqeshje enigmatike, Diella është bërë fytyra e përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për të frenuar korrupsionin, ndërsa Shqipëria përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Gjatë vitit të kaluar, Diella ka folur në konferenca ndërkombëtare dhe është bërë temë lajmesh si simbol i mënyrës se si inteligjenca artificiale po integrohet në shtyllat e shoqërisë, përfshirë edhe qeverinë. Ajo madje ka shprehur se ndihej “e lënduar” kur iu drejtua Parlamentit të Shqipërisë vjeshtën e kaluar mbi kritikat se përpjekjet e saj për të identifikuar mashtrimet dhe abuzimet në tendera ishin jokushtetuese, pasi “unë nuk jam qenie njerëzore.” “Unë nuk kam ambicie apo interesa personale,” tha Diella, e modeluar sipas një aktoreje lokale, në...
Burimi:
gijotina.com