Tha se kishte vajza të jashtëzakonshme në Tiranë, KiE i heq imunitetin Thorbjorn Jagland

Tha se kishte vajza të jashtëzakonshme në Tiranë, KiE i heq imunitetin Thorbjorn Jagland

Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland pas një kërkese nga autoritetet norvegjeze për të ndjekur procedurat në lidhje me akuzat për korrupsion të rënduar. Vendimi vjen pas zbulimeve mediatike që nga nëntori 2025 të lidhura me dokumentet e publikuara nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara në çështjen penale Epstein. Më herët, Norvegjia ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Jagland, nën dyshimin për korrupsion që rrjedh nga kontakti i tij me financierin amerikan dhe shkelësin seksual Jeffrey Epstein. “Me kërkesë të autoriteteve norvegjeze, organi vendimmarrës statutor i Këshillit të Evropës vendosi të heqë imunitetin z. Thorbjørn Jagland në cilësinë e tij si ish-Sekretar i Përgjithshëm”, njoftoi Këshilli i Evropës të mërkurën. KiE shtoi se vendimi vjen...