Terrorizoi Francën për më shumë se 5 vite, dënohet me burg ‘skifteri’ shqiptar
Një 38-vjeçar shqiptar u dënua me katër vjet burg për 72 grabitje dhe tentativa grabitjeje, midis korrikut 2019 dhe dhjetorit 2024, në të gjithë Francën. I.D ishte kthyer në tmerrin e banorëve në disa zona të Francës. Sipas mediave franceze, ai kishte organizuar dhe realizuar dhjetëra grabitje, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Prokurorët thanë se ai ishte një ‘hajdut profesionist’. Dodaj u arrestua më 24 dhjetor 2024 në Belgjikë, ndërsa po bëhej gati të fluturonte për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga gjyqtari hetues. Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se aktiviteti kriminal ishte i shtrirë në disa zona dhe se i dënuari kishte kryer vjedhje të shumta për një periudhë të gjatë, derisa u arrestua dhe u nxor...
Burimi:
kohajone.com