“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën
Banorët e Rrogozhinës kanë dalë sot në protestë kundër ndryshimeve të propozuara në ndarjen territoriale. Qytetarët kundërshtojnë mundësinë e bashkimit të Bashkisë Rrogozhinë me Bashkinë e Kavajës, duke kërkuar që vendimi të rishikohet. Me pankarta në duar, protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë të anulojë ligjin për ndarjen territoriale dhe të marrë në konsideratë vullnetin e komunitetit. Sipas banorëve, Rrogozhina ka historinë, identitetin dhe kapacitetet e saj për të vijuar si njësi administrative më vete. Ata deklarojnë se do të vijojnë reagimet e tyre deri në marrjen e një përgjigjeje nga institucionet.
Burimi:
gijotina.com