Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda
Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, është regjistruar në vend, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjes dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjes dhe 28 kilometra nga Elbasani. Lëkundjet janë ndjerë të forta për disa sekonda, duke shqetësuar banorët e zonës, por pa raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Edhe disa kohë më parë, një tjetër tërmet është shënuar në të njëjtin rajon, konkretisht në zonën e fshatrave të Belsh.
Burimi:
kohajone.com