“Tërmet gjeoekonomik dhe gjeopolitik”/ Barja: Revolucioni i Trump, po rishkruan rendin botëror dhe po ‘ngjesh’ Europën

“Tërmet gjeoekonomik dhe gjeopolitik”/ Barja: Revolucioni i Trump, po rishkruan rendin botëror dhe po ‘ngjesh’ Europën

Ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka shkaktuar një “tërmet gjeoekonomik dhe gjeopolitik” që po ndryshon rrënjësisht rendin botëror. Këto ndryshime esenciale, të evidentuara gjatë muajve të parë të presidencës së tij, po vendosin themelet për një realitet të ri global, ku balancat e vjetra të pushtetit po rishkruhen. I ftuar në një studio televizive, Emanuel Barja i tregjeve financiare theksoi se presidenca e Donald Trump ka shkaktuar një tërmet gjeoekonomik dhe gjeopolitik, që po rishkruan balancat e pushtetit global. Sipas tij, dy lëvizje kryesore po tronditin skenën ndërkombëtare: përafrimi ekonomik midis SHBA-ve dhe Kinës dhe ripozicionimi strategjik i SHBA-ve në raport me Rusinë, që krijon një “sanduiç” të Europës mes fuqive të mëdha. Barja theksoi gjithashtu ndryshimet e brendshme në SHBA, ku...