Tërhiqet nga tregu qumështi për foshnja “Aptamil”/ AKU thirrje konsumatorëve: Kthejeni në pikat e shitjes

Tërhiqet nga tregu qumështi për foshnja “Aptamil”/ AKU thirrje konsumatorëve: Kthejeni në pikat e shitjes

Qumështi formulë për foshnjat “Aptamil” është tërhequr nga tregu, pasi ka rezultuar me baktere, njësoj si “NAN 1 OPTIPRO”, që u hoq pak ditë më parë. Lajmin e ka bërë me dije Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik mbi njoftimin me numër reference 2026.0663 të ardhur nga Sistemi RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në formulë për infant. Të dhënat e produktit: Emri i produktit: APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED; Numri i artikullit 172911; Data e Skadencës: 10/11/2026Trupat inspektuese në terren...