Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë
Një aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar këtë mbrëmje në Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, teksa një furgon është përmbysur në kthesën që të çon në fshatin Salari, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë. Mësohet se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit Arjan Ç., ndërkohë nuk dihet ende nëse brenda furgonit ka pasur pasagjerë. Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për veprime të mëtejshme. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com