Tentuan të vrisnin një person për hakmarrje, dënohen me 20 vite burgim autorët në Fier
Tentuan të vrisnin për hakmarrje shtetasin A.H, dënohen me kërkesë të Prokurorisë Fier 20 vjet burgim shtetasit A.G. dhe V.D Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u shpallën fajtorë dhe dënuan me 20 vjet burg secili të pandehurit V.D alias L dhe A.G. për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 78/2, 22, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1795 viti 2019, u arrit të provohet se, i pandehuri V.D alias L., me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij G.L., ka bashkëpunuar...
Burimi:
top-channel.tv