Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar pak muaj më parë, zbardhet ngjarja në Sarandë, shpallen në kërkim dy persona

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar pak muaj më parë, zbardhet ngjarja në Sarandë, shpallen në kërkim dy persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e tentativës së vrasjes në Sarandë, ku objektiv ishte 57-vjeçari me iniciale M. Gj. Pas hetimeve janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar. Më datë 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol, pas provave të grumbulluara dhe informacioneve të siguruara, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasve:G. T., 39 vjeç dhe Xh. B., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë. Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese...