Tentuan të vidhnin një automjet në Dhërmi, arrestohen në flagrancë 2 persona
Himarë/ Tentuan të vidhnin një automjet në Dhërmi, ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon vjedhjen. Arrestohen 25-vjeçari dhe një 17-vjeçare, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen dy automjete (njëri i autorëve dhe automjeti tjetër që tentuan të vidhnin). Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë se në Dhërmi ishte vjedhur një automjet tip “Land Rover”, organizuan punën, ku falë reagimit të shpejtë bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjetit. Drejtuesja e automjetit nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe, gjatë manovrave për t’u larguar, ka shkaktuar dëmtime në automjetin e vjedhur. Në përfundim të veprimeve, shtetasi N. Xh., 25 vjeç, banues në Durrës, u arrestua për veprat penale: “Vjedhje e mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “Largim nga...
Burimi:
top-channel.tv