Tentuan të futeshin në treg në mënyrë të paligjshme, bllokohen 1.5 ton çokollata në Kapshticë

Tentuan të futeshin në treg në mënyrë të paligjshme, bllokohen 1.5 ton çokollata në Kapshticë

foto ilustruese-cokollata KAPSHTICË- Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar 1.5 tonë çokollata. Kjo sasi u konstatua në një mjet transporti, i cili kaloi në Degën Doganore të Kapshticë pa kryer deklarim doganor dhe pa dokumentacion të nevojshëm. Sipas njoftimit, malli ishte i paketuar në 566 kuti çokollatash, të cilat tentuan të futeshin në treg në mënyrë të paligjshme. Autoritetet doganore po vijojnë veprimet hetimore për procedimin penal në organet kompetente. Njoftimi: Dogana bllokon 1,5 tonë çokollataDrejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një mjet të ngarkuar me rreth 1.5 tonë çokollata, i cili kaloi në Degën Doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor dhe pa disponuar asnjë dokumentacion për produktin, i cili synohej të hidhej në treg të lirë.Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatua se malli ndodhej në...