Tentonin t’i shmangeshin testit të alkoolit duke korruptuar policinë, arrestohen 6 shoferë të dehur

Tentonin t’i shmangeshin testit të alkoolit duke korruptuar policinë, arrestohen 6 shoferë të dehur

Shkon në 6 numri i shoferëve të arrestuar në Durrës për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur, disa prej të cilëve tentuan të shmangeshin nga testimi i alkoolit duke ofruar para për punonjësit e Policisë Rrugore. Gjatë fundjavës, në kuadër të planit të masave “Fundjava”, policia vuri në pranga 5 drejtues automjetesh që drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Dy prej tyre, shtetasit N. N. dhe H. M., tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë duke ofruar shuma parash për të shmangur testin e alkoolit dhe arrestimin. Nga kryerja e testit, rezultoi se N. N. drejtonte automjetin me nivel alkooli 1.62 mg/l, ndërsa H. M. 1.57 mg/l. Gjatë monitorimeve intensive, u arrestuan gjithashtu shtetasja D. M. (1.22 mg/l) dhe shtetasi D. Ç....