Tentoi të shpërndante 2.5 kg kokainë, pranga shqiptarit në Itali
Policia italiane ka arrestuar në Ankona, një 35-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua pasi u kap me dy kilogramë e gjysmë kokainë të ndara në njëqind mbështjellëse. Operacioni u aktivizua dje në kulmin e javëve të përndjekjes dhe vëzhgimeve. Shqiptari u kap nga policia, ndërsa jepte një dozë për një vendasi 35-vjeçar. Mediat italiane shkruajnë se atij iu gjet 15 doza kokainë, me peshë totale prej rreth gjashtë gram, të fshehura brenda një kutie për surpriza e vezëve me çokollatë. Kontrolli i mëvonshëm i shtëpisë së tij bëri të mundur gjetjen e 75 doza të tjera gati për t’u shpërndarë, për një total prej 40 gram, të mbyllura me nxehtësi dhe të paketuara në të njëjtën mënyrë si ato që u gjetën mbi të. Në vazhdimin e...
Burimi:
gijotina.com