No Image Available

Tentoi të kalonte një pistoletë në aeroport, arrestohet 30-vjeçari shqiptar me banim në Itali

arma e gjetur mes bagazheve TIRANË- Halil Hysaj, 30-vjeç, me banim në Itali, është vënë në prangat e policisë në Rinas, pasi tentoi që të trafikonte një pistoletë përmes bagazheve të tij. Arma është zbuluar përgjatë kontrollit mt skaner, ndërsa i riu është vënë në pranga nga policia. NJOFTIMI I POLICISË Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.  Goditet një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga një 30-vjeçar shqiptar, rezident në Itali. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas vijojnë punën intensive për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe zbatimin e procedurave të kontrollit në kufi, me fokus parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.  Si rezultat i kontrolleve të...