Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari në Mat

Tentoi të kalonte lumin dhe e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari në Mat

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. Një shtetas 66-vjeçar, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit. Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime kanë marrë pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.