Tentoi të hapte derën e avionit gjatë fluturimit, shqiptari dënohet me burg
SHBA-Mario Nikprelaj 24-vjeç, u deklarua fajtor dhe u dënua me 18 muaj burgim, njoftoi Zyra e Prokurorit të Distriktit të Iwoa në SHBA. Vendimi për Mario Nikprelaj vjen vetëm 7 muaj pas incidentit të ndodhur në fluturimin e “Delta Airlines”, ku ai u përpoq të hapte me forcë derën e avionit në fluturim dhe për pak sa nuk shkaktoi tragjedi ajrore po të mos ishte ndërhyrja dhe përleshja e stafit dhe stjuardesave. I lindur në Michigan, shqiptari filloi të shkaktonte probleme në një fluturim të Delta-s të operuar nga Sky West, i cili ishte nisur nga Nebraska për në Detroit, korrikun e kaluar. 24-vjeçari bëri “deklarata shqetësuese dhe të pahijshme” ndaj pasagjerëve të tjerë dhe ekuipazhit të fluturimit. Ai gjithashtu refuzoi të vendoste rripin e sigurimit derisa një...
Burimi:
zeri.ai