Tentativa e vrasjes në Divjakë, 44-vjeçari plagosi me thikë bashkëfshatarin, zbardhet sherri
FOTO ILUSTRUESE DIVJAKË-Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Lulzim Muçën, i cili akuzohet për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. Ngjarja ka ndodhur më 9 qershor 2025, rreth orës 15:30, në fshatin Çermë Sektor, ku Muça, 44 vjeç, plagosi me thikë 64-vjeçarin, Ferit Balliu pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas hetimeve, i pandehuri ka goditur Ferit Balliun katër herë me thikë në bark, duke i shkaktuar plagë të rënda që rrezikonin jetën. Debati fillimisht verbal me fyerje reciproke, përshkallëzoi në dhunë fizike, ku i pandehuri ka sulmuar fqinjin me mjet prerës. I plagosuri ka marrë dëmtime serioze, të cilat, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit. Dosja tashmë i ka kaluar gjykatës, e cila...
Burimi:
zeri.ai