Tensionohet situata në Durrës, banorët tentojnë të futen në bashki: Po na nxjerrin nga shtëpitë

Tensionohet situata në Durrës, banorët tentojnë të futen në bashki: Po na nxjerrin nga shtëpitë

Banorë të lagjes nr.7 dhe 8 që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”, kanë protestuar sot para bashkisë së Durrësit. Të revoltuar ata kanë kërkuar zgjidhje të problemeve të tyre. “Nuk ka mbledhje, mos guxo. Dilni nga mbledhja. Duhet të ju vijë turp”, shprehet i revoltuar një qytetar. Gjithashtu ata kanë tentuar edhe të hyjnë në mbledhje duke u përplasur me policinë. “Po dalim nga shtëpitë ,” janë shprehur ata ndërsa tentojnë të hyjnë brenda me forcë. Gjithashtu banorët kanë bllokuara për disa minuta rrugën përpara bashkinë, ndërsa policia ka ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak një nga pikat e rendit të ditës lidhej me shpronësimet...