Tensionohet protesta para Parlamentit/ Përplasje me efektivët, hidhen dhjetëra molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës
Situata para Kuvendit të Shqipërisë vijon të jetë e tensionuar, ku janë grumbulluar protestuesit e opozitës. Sikurse raporton nga vendi i ngjarjes gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit kanë hedhur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të forcave të policisë. Forcat e rendit kanë reaguar duke përdorur autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës. Deri më tani raportohet për një efektiv policie të plagosur. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv