Tensionet për projektin ‘TID’ në Durrës, shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak
keshilli bashkiak ne durres DURRËS- Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Durrës është shtyrë pas protestës së banorëve dhe këshilltarëve të Partisë Demokratike. Mësohet se grupi i këshilltarëve të PS-së ka vendosur të mos votojë për pikën e subvencionimit të qirave për familjet e prekura nga 'TID'. Bëhet fjalë për pikën 13 të rendit të ditës, e cila parashikonte miratimin e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga zbatimi i këtij projekti. Këshilltarët e opozitës kanë braktisur mbedhjen dhe janë bashkuar me qytetarët në protestë, ndërsa grupi i këshilltarëve të mazhorancës vendosi të mos kalojë në votim, pa pjesëmarrjen e tyre në mbledhje. Ndërkohë, votimi i projektvendimit për bonusin e qirasë do të shqyrtohet në mbledhjen e adhshme të këshillit. Banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për...
Burimi:
zeri.ai