Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj iu është bashkuar protestuesve para parlamentit, por ka ndeshur në kundërshtimin e tyre. Në pamjet e publikuara në media shihet Lapaj teksa bisedon me protestuesit, të cilët i kanë kërkuar që të largohet. Kjo ka sjellë edhe tensionimin e situatës para godinës së kuvendit. Gjatë kohës që mediat po filmonin momentin që Lapaj nuk po lejohej në protestë, disa mbështetës të Lapajt kanosën punonjësit e medias që të mos filmonin dhe raportonin momentin.
Burimi:
opinion.al