Tensione para Kuvendit/ Protestuesit “shënjestrojnë” me vezë automjetet e Çuçit dhe Kumbaros

Tensione para Kuvendit/ Protestuesit “shënjestrojnë” me vezë automjetet e Çuçit dhe Kumbaros

Automjetet e Bledi Çuçit dhe Mirela Kumbaros janë qëlluar me vezë nga protestuesit të mbledhur përpara Kuvendit në nisje të seancës plenare. Qytetarët i shënjestruan automjetet në momentin që ata hynë brenda rrethimit të Kuvendit. Qytetarët kanë rreth një orë që janë mbledhur përpara Kuvendit për të pritur deputetët. Ata janë “armatosur” me vezë, në të cilat kanë shkruar edhe emrat e ligjvënësve dhe të kryeministrit Edi Rama. “Dele të Ramës”, u shprehën njëzëri. Në një moment ata i ranë edhe këmboreve, ndërsa iu drejtoheshin deputetëve se janë “dele të Ramës”. Po ashtu qytetarët deklaruan se ndonëse në Kuvend janë 140 ligjvënës, janë që të gjithë, sipas tyre, “analfabetë”. “140 deputetë, të gjithë analfabetë“, deklaruan ata. “Parlamenti i krimit”, “Nuk na përfaqësoni”, janë disa nga...