Tensione në protestën e PD, protestuesit përpiqen të thyejnë me dhunë kordonin e sigurisë

Tensione në protestën e PD, protestuesit përpiqen të thyejnë me dhunë kordonin e sigurisë

Tensionohet situata në një krah të godinës së kryeministrisë. Protestuesit kanë reaguar duke shkundur e hequr kangjellat rrethuese në përpjekje për të thyer kordonin e policisë. Pavarësisht tentativës për shpërndarjen e tyre me hedhjen e ujit, protestuesit po bëjnë rezistencë duke u kundërpërgjigjur në mënyrë agresive. Gjithashtu ata po hedhin edhe sende të forta në drejtim të efektivëve.