Tensione në Kuvend, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz
Debatet në Parlament u shoqëruan me tensione dhe replika në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes socialiste Sara Mila, gjatë seancës plenare ku po diskutohej projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”. Ish-kryeministri Berisha, nga foltorja e Kuvendit, nuk i kurseu akuzat dhe replikat ndaj deputetëve socialistë, të cilët reagonin nga salla kundër akuzave të tij.“Lëvize kokën ti, lëvize, por po ta them unë që e ke gabim. Shumë shpejt do të pendohesh për atë kokë që lëviz”, iu drejtua kreu i PD-së deputetes Sara Mila. Në përgjigje, deputetja socialiste reagoi me tone të ashpra. “Kur s’të vjen turp ty për çfarë i ke bërë Shqipërisë, pse duhet...
Burimi:
kohajone.com