Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë

Tension dhe përplasje fizike kanë shpërthyer në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku disa deputetë të Partisë Demokratike raportohet se janë dhunuar nga forcat e policisë. Ngjarja vjen pas protestës së opozitës, ndërsa deputetët kishin shkuar në komisariat për të kërkuar informacion mbi 16 qytetarë të shoqëruar gjatë tubimit. Sipas përfaqësueses ligjore të PD-së, Eda Grimçi, situata eskaloi pasi kërkesa e deputetëve për të takuar shefin e komisariatit u refuzua në mënyrë të përsëritur. Ajo e cilësoi ngjarjen si të paprecedentë dhe një akt kriminal. “Janë dhunuar deputetët. Janë goditur nga forcat e rendit,” deklaroi Grimçi, duke shtuar se deputetët kërkonin thjesht të interesoheshin për fatin e të ndaluarve, të cilët ishin mbajtur për rreth tre orë pa asnjë informacion. Mes deputetëve të...