Tension diplomatik? Shqipëria ndërhyn për 4 të arrestuarit në Serbi

Tension diplomatik? Shqipëria ndërhyn për 4 të arrestuarit në Serbi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha për Euronews Albania se po ndjek me vëmendje të plotë rastin e ndalimit të katër shtetasve shqiptarë nga autoritetet serbe për shkak se mbanin simbole shqiptare në makinë. MEPJ tha se republika e Shqipërisë pret që çdo veprim i autoriteteve serbe të zhvillohet në përputhje të plotë me shtetin e së drejtës, duke respektuar të drejtat themelore dhe garancitë procedurale për çdo qytetar. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd po ndjek me vëmendje të plotë rastin e ndalimit të katër shtetasve shqiptarë nga autoritetet serbe. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Ambasada u është drejtuar zyrtarisht institucioneve përkatëse në Serbi dhe ka kërkuar informacion të plotë mbi rrethanat e...