Temperaturat e larta ‘mbërthejnë’ vendin/ Zjarrfikësit freskojnë rrugët, dhe hapësirat publike në Elbasan

Temperaturat e larta ‘mbërthejnë’ vendin/ Zjarrfikësit freskojnë rrugët, dhe hapësirat publike në Elbasan

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin e të nxehtit tek qytetarët. Përmes mjeteve zjarrfikëse, efektivët kanë realizuar freskimin e disa akseve rrugore dhe hapësirave publike, duke sjellë një lehtësim të përkohshëm për banorët gjatë këtyre ditëve me temperatura ekstreme. Elbasani dhe Belshi renditen ndër zonat me temperaturat më të larta në vend. Përballë kësaj situate, specialistët u bëjnë apel qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, të shmangin daljet në orët e pikut dhe të tregojnë kujdes për shëndetin.