Teatri “Skampa” çel sezonin artistik 2026 me projekte të reja dhe vizion kulturor
Viti artistik 2026 në Teatrin “Skampa” ka nisur me energji krijuese dhe një sërë edicionesh të menduara për publikun elbasanas dhe më gjerë. Nën drejtimin e Kliton Kapajt, ky panteon i kulturës elbasanase vijon të ruajë identitetin e tij si një hapësirë e gjallë arti, ku skena shndërrohet në vendtakim emocionesh, dhe bashkëbisedimi me publikun.Drejtori artistik Kliton Kapaj rrëfen se sezoni i ri po ndërtohet mbi një program të kujdesshëm, ku bashkëjetojnë shfaqjet teatrore, aktivitetet muzikore dhe projektet edukuese. Aktualisht, Teatri “Skampa” ka nisur provat për komedinë “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, e cila do të shënojë edhe një nga premierat e para të vitit 2026.E shkruar nga autori grek Yorgos Theodosiadis dhe me regji të Donard Hasanit, kjo vepër nuk është thjesht një...
Burimi:
kohajone.com