Të shtëna me armë zjarri pranë një servisi në Shkodër, qëllohet në këmbë 45-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri pranë një servisi në Shkodër, qëllohet në këmbë 45-vjeçari

foto ilustruese SHKODËR- Një 45-vjeçar është plagosur në këmbë me armë zjarri pranë një servisi në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, ku dyshohet se Ivzin Gucia ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur 45-vjeçari Genc Hoxha. Mësohet se 45-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i...