Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kamëz, ku një person ka humbur jetën, sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat. I plagosuri është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra. Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit, ndërkohë që një person është i dyshuar nga autoritetet. Top Channel