Të shtëna me armë në Sauk, plagoset një person
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Saukut, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja është raportuar pak më parë, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit dhe as identiteti i personit të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin.
Burimi:
sot.com.al