Të shpallur në kërkim për fshehje krimi/ Arrestohet i dashuri i 18-vjeçares që u vetëplagos në hotelin e tij në Tiranë, në pranga dhe babai i tij
I dashuri i 18-vjeçares që u vetëplagos në një hotel në Tiran është vënë në pranga. Po ashtu në pranga është vënë edhe babi i tij, Sajmir Gjuta pasi akuzohen për fshehjen e krimit, i cili ndodhin në hotelin në pronësi të tyre. Natalia Murtati u vetëplago me armë zjarri në dhomën e hotelit të tyre, ndërsa ky i fundit, Erisjaldo Gjuta së bashku me familjarët ndodheshin në katin e parë të biznesit. Njoftimi: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026,...
Burimi:
top-channel.tv