‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë

‘Të pezullohen taksat mbi karburantet’, deputeti Blushi prezanton nismën e Partisë së Lirisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që synon pezullimin e përkohshëm të taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit për benzinën, gazoilin dhe biokarburantet deri në mars 2028. Nisma i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe mban firmat e deputetëve Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto, Erisa Xhixho dhe Brunilda Haxhiu. Sipas relacionit, projektligji vjen si përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve, të ndikuara nga zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe krizat e mëparshme ndërkombëtare. Partia e Lirisë argumenton se mbi 60% e çmimit të naftës në Shqipëri përbëhet nga taksa dhe akciza, duke e bërë vendin me çmimin më të lartë të karburanteve në rajon, ndërkohë që pagat dhe fuqia...